Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Durrësit ka rinisur pas një ndërprerjeje disa minutëshe të shkaktuar nga mungesa e kuorumit.

Pas rikthimit në sallë të anëtarëve, është bërë e mundur vijimi i mbledhjes, ku aktualisht janë të pranishëm 27 këshilltarë.

Mes diskutimeve në KB Durrës janë ndihma ekonomike për familjet në nevojë, strehimi social, shpronësimet për projekte publike, mbështetja për gratë viktima të dhunës dhe skemat e subvencioneve për të rinjtë dhe familjet që preken nga projektet zhvillimore, përfshirë projektin TID.