Aeroporti i Rinasit sot ka rinisur normalisht fluturimet drej Stambollit pas ndërprerjes që ju bën disa fluturimeve për shkak të trazirave në Turqi. Dy janë fluturimet e përcaktuara drejt Stambollit të dielën, një në orën 9.25 minuta dhe një tjetër në orën 20.55 të darkës . Normalisht ka vijuar edhe procesi fluturimeve  drejt pikave turistike në Turqi. Agjencitë thonë që nuk ka patur asnjë anullim rezervimesh deri tani nga pushuesit shqiptarë. Vetëm sipas të dhënave të një agjencie në kryeqytet, afro 330 persona janë nisur të shtunën drejt Antalias me charter, dhe mbi 300 pritet të nisen në datën 19 korrik.

Përsa i përket anullimeve të fluturimeve drejt Turqisë, kompania ajrore turke ka sqaruar në faqen e saj pasagjerët se për biletat e papërdorura do të bëhet rimbursimi i plotë.