Punimet për të përfunduar by pass-in e Fierit kanë rinisur. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka firmosur kontratën me kompaninë që u shpall fituese në këtë garë “Combined Group Contracting”.

E gjithë kontrata kap vlerën 37.9 milionë euro, që do të shërbejnë për përfundimin e rrugës. Ditët e ardhshme pritet që të firmoset kontrata edhe për by pass-in e Vlorës dhe fillimin e punimeve në këtë segment.

Prej dy vitesh punimet në këto rrugë kishin mbetur pezull për shkak të zvarritjes së tyre nga firma Serenissima, ndërsa Autoriteti Rrugor ndërpreu kontratën. Pritet që një krah i by pass-it të Fierit të jetë i kalueshëm sezonin e ardhshëm turistik.