Fillimi i muajit shkurt ka risjellë motin e ftohtë dhe reshjet e dëborës në qarkun e Korçës dhe Dibrës.
Trashësia e borës deri në këto momente ka arritur ne 10 cm në Korçë dhe Pogradec.
Në qytetin e Pogradecit ka vështirësi qarkullimi në njësinë e Mokrës, ndërsa njësia Propisht ka mbetur pa energji elektrike.
Në akset rrugore Korçë-Dardhë, Qafa e Qarrit, dhe Qafa e Liqenasit qarkullimi i automjeteve bëhët me zinxhirë, ndërsa akset Korçë-Kapshticë-Qafë Thanë janë të hapura.
Gjithashtu po punohet për heqjen e dëborës dhe hedhjen e kripës, ndërkohë në zonat rurale lëvizja kryhet me vështirësi, kryesisht në Vithkuq dhe në fshatrat Panarit, Lekas, Shtyllë.





