Të reja të rëndësishme te Interi. Kampionët e Italisë janë pranë rinovimit me mbrojtësin anësor, Denzel Dumfires.

Sipas mediave të shumta në Itali, holandezi ka rënë dakord të nënshkruajë një zgjatje  të marrëveshjes deri në verën e vitit 2028 pas disa muaj negociatash.

Sipas Calciomercato.com, Dumfries do të ketë një pagë prej rreth 4 milionë euro në sezon, ndërsa nuk do të ketë klauzolë lirimi. 28-vjeçari ka luajtur mbi 30 ndeshje në sezonin e kaluar.