Një 105 vjeçar nga Zelanda e Re ka rinovuar lejen për drejtimin e automjetit.

Bob Edwards nuk ka ndërmend që të fusë në sirtar patentën e tij, pasi mendon se është ende i aftë të drejtojë vetë automjetin.

Me 88 vjet eksperiencë në kurriz, ai është shoferi më i vjetër në vendin e tij, por edhe në renditjen botërore.

Deri më sot vizitat mjekësore kanë provuar gjithmonë se ai është i aftë të ngasë automjetin.

Ai është shprehur se mban trupin në formë duke ushtruar çdo ditë në një palestër të vogël në shtëpinë  tij.