Komisioni i Sanksioneve dhe Ankimimeve, ka nisur rinumërimin e 114 kutive të votimit në qarkun e Beratit prej dy ditësh.

Ndërkohë kanë mbetur edhe 4 kuti të fundit.

Me gjithë numërimin dhe kontestimin që ka patur rezultati nuk ka pësuar ndonjë ndryshim.

Partia Socialiste vazhdon të qëndrojë në një avantazh prej 67 votash.

Rinumërimi i kutive të votimit, erdhi si pasojë e pranimit të kërkesës së KAS, për pretendimet e LSI-së. Por deri më tani, nuk ka ndonjë ndryshim të rezultatit që mund të ndikojë në marrjen e një mandati tjetër të Lëvizjes Socialistë për Integrim.

Pritet që rreth orës 20:00 të mbarojë procesi i votimit dhe të shpallet rezultati final.