Këtë të hënë është kryer rinumërimi i votave për bashkinë e Rrogozhinës.
Në mbledhjen e Komisionit të Ankimimit dhe Sanksioneve rezultoi sërish fitues kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla, por këtë herë me 21 vota diferencë nga 30 që ishin më parë.
Memolla ka siguruar plot 5129 vota të qytetarëve të Rrogozhinës, ndërkohë që rivali i tij politik nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha ka marrë 5108 vota.