Siguria do të jetë një ndër prioritetet kryesore të organizatorëve të Lojrave Olimpike, Rio 2016 duke parë dhe zhvillimet e fundit në botë dhe rrezikun nga atentatet terroriste. Ditët e fundit, forcat ushtarake braziliane, por dhe ato xheniere kanë zhvilluar stërvitje për ç’aktivizimin e bombave, por njëkohësisht dhe për përballimin e situateve kritike duke bërë madje pjesë të trajnimit të tyre dhe stafet e hoteleve të ndryshme në Rio de Janeiro, që po stërviten për të pikasur, por dhe parandaluar persona të dyshimtë. Sipas kapitenit të Forcave të Armatosura Braziliane, Henrique Pinto Homem është e rëndësishme që të rritet vigjilenca individuale te njerëzit, në mënyrë që dhe persona të thjeshtë të jenë në gjendje të identifikojnë njerëz të dyshimtë të cilët mund të përbëjnë një rrezik për sigurinë qytetarë. Sipas tij përfshirja dhe e stafeve të hoteleve të qytetit në këtë stërvitje do të jetë diçka pozitive, pasi për të parandaluar aktet terroriste nevojitet mbështetja e të gjithëve në mënyrë që dhe forcat e rendit ta kenë më të lehtë parandalimin e akteve të tilla.
Rio 2016, stafet e hoteleve trajnohen për parandalimin e akteve terroriste
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Ja si u orientuan dhjetëra milionë euro të paketave shëndetësore drejt ‘kartelit’ të Allajbeut
Kryebashkiakja Sako uron Krishtlindjen: Paqe, shëndet dhe solidaritet për të gjithë
Debate të ashpra në shtëpi, kontakt fizik mes Angelos dhe Senos





