Poeti dhe shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 88-vjeçare në QSUT pasi pësoi arrest kardiak.
Shumë artistë publikuan në rrjetet sociale në nder të shkrimtarit poezitë me të cilat i ndjeri Ismail Kadare ka rritur shumë breza dhe që nuk do të shuhen kurrë nga letërsia shqipe.
Por ajo çfarë ra në sy nga publiku dhe jo vetëm, ishte Story e modeles së njohur Megi Luka, e cila kishte postuar poezinë e Dritëro Agollit “Mjegulli i Dashurisë” me mbishkrimin “RIP Dritëro Agolli”
Modelja e cila bëri gafën duke ngatërruar gjeniun e letrave Ismail Kadare me shkrimtarin Dritëro Agolli, ka fshirë postimin duke mos bërë asnjë reagim tjetër