Riselda Sejdia, e shoqja 30 vjet më e re e biznesmenit Ajdin Sejdia, vazhdon të provokojë me postimet e saj, që për hir të së vërtetës ngjallin jo pak reagime!
E vetëquajtura Mulliri, pedagogia 31-vjeçare, këtë herë ka pozuar me një pjatë ku shihen të servirura si ushqim, arturina.
“Makarona me margaritar!” Pak të rënda për stomakun, por jo për një vajzë që ka luksin të ushqehet me një pjatë të tillë çdo ditë të jetës së saj…” – shkruan ish-balerina në Instagram.