TIRANE, 25 qershor 2013 – Kryeministri Sali Berisha, që ka bojkotuar selinë e Partisë Demokratike, më në fund është shfaqur.
Sipas TCH, ai ka shkuar në presidencë, ku ka pasur një takim me Bujar Nishanin, takim që ka zgjatur së paku 30 minuta.
Ende nuk dihet se cilat kanë qenë temat e këtij takimi të kryeministrit, ndërkohë që demokratët po presin me ankth një qëndrim të Berishës.
Të hënën u përfol se ai do kishte një qëndrim pas deklaratës së vëzhguesve të ODIHR dhe KiE, por ai nuk u bë i gjallë në selinë e PD.





