3korrik 2015 – Ambasada Amerikane provokon sot me një foto ku çifti kryeministror, Edi dhe Linda Rama shikojnë me vështrim jo aq dashamirës ish-kandidaten e djathtë të Bashkisë së Durrësit, Grida Duma.
Albumi nga ceremonia e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve, postuar nga vetë ambasada, ka dhe këtë fotografi që po publikojmë.
Në fakt, në faqen zyrtare të kryeministrit Rama, Duma shikohet vetëm në distancë, pa u identifikuar dot. Gjatë pritjes së bërë mbrëmjen e 1 korrikut në Pallatin e Brigadave, për rastësi, Grida Duma arriti pak para çiftit Rama.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”