Mijëra shpendë kanë ngordhur në një fermë në Njësinë Administrative Rrashbull të Durrësit, duke rikthyer pas disa vitesh shfaqjen e gripit të shpendëve.

Bëhet fjalë për një fermë shpendësh që gjendet në fshatin “Maliq Muço” (ndryshe njihet si Fermë-Xhafzotaj) në të cilën është raportuar ngrodhja e një numri të madh shpendësh. Ferma “Rea’s” disponon katër stabilimente shpendësh, tre në Fermë-Xhafzotaj dhe një në Shënavlash.

Pas konstatimit të kësaj ngordhje masive, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka vendosur fermën në fjalë në karantinë.

Njoftimi:

Informacion për publikun nga Autoriteti Kombëtar I Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Menjëherë pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, qarku Durrës nga subjekti “Rea’s” shpk me vendodhje në fshati Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, Bashkia Durrës për ngordhje shpendësh, shërbimi veterinar është paraqitur dhe ka vendosur fermën në karantinë.

Ka marrë mostra zyrtare dhe i ka dërguar për analizim në Laboratorin e Referencës – ISUV.

Aktualisht strukturat Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë duke kryer hetimin epidemiologjik, të rastit.

Subjekti ka rreth 227 708 krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rashbull dhe një kapanon në Njësisë Shënavlash, nga të cilët janë raportuar dëmtime vetëm në njërin prej tyre.

Gjithashtu, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve lidhur me situatën:

✓ Është në fuqi Urdhri për rritjen e masave të Biosigurisë;

✓ ka njoftuar 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve për angazhimin e tyre në marrjen e masave për biosigurinë në stablimentet e tyre;

✓Ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.

✓Ka njoftuar Autoritetin Kombetar te Ushqimit per rrijen e vigjilences dhe marrjen e masave.