Ka tre ditë që rrjete të ndryshme sociale kanë shpërthyer me tallje në adresë të kryetares së FRESSH Joleza Koka, e cila shkoi në takimin me kryeministrin e ministrat, “hangover”. Fjalimi i Jolezës është kthyer në hit tashmë. Por, çfarë thotë bjondja e FRESSH për rastin, i cili prej asaj dite, nga aktiviste e thekur e facebook-ut, thjesht u zhduk… për t’u shfaqur me këtë reagim:
“Jam kënaqur këto dy ditë me këtë gallatën sepse nëpërmjet kësaj evidentohen 3 lloj karakteresh:
Karakteri i parë janë të rinjtë që fjalimin tim e kritikojnë si të jenë kryekomunarët e portokallisë, njerëz me të vjetër në mentalitet dhe se prinderit e tyre.
Të dytët në listë janë gazetarët e PD-së, të cilët duke qenë se pronarët i kanë vënë të prodhojnë lajme vetëm për hiret (e Çiljetës), meqënë se në portalet e tyre vetëm ato lajme klikohen, ҫdo video apo shkrim e lexojnë sipas fantazive rozë të pronarëve të tyre.
Dua të ripërseris atë që kam thënë këtu, në Shqipëri në harkun kohor të dhjetë orëve mund të shkëmbehesh me Kryetar Bashkie, Ministra, Kryeministra etj, ku në një hapësirë 2 km2 jeton dhe punon gjithë aparatura e shtetit nuk duhet me e marr veten shumë seriozisht. Është për të ardhur keq ndonjëherë që ambiciet e aspirant politikaneve i kalojnë dhe shtrirjen gjeografike të Shqiperisë.
Sa për shtëpitë e ministrave gjysma e këtyre kritikëve i dinë shumë mirë se i kanë ҫuar të paktën një herë prindërit me nga një C.V. në dorë ti presin tek dera.
Që keshtu javë të mbarë, pa strese, suksese në punën tuaj dhe më gjerë.” – shkruan Joleza Koka në facebook.