Një plazh që ishte zhdukur pas stuhive më shumë se 30 vjet më parë, është rishfaqur në bregun perëndimor të Irlandës. Rëra në Dooagh të ishullit Achill, u zhduk dimrin e 1984 duke lënë pas vetëm shkëmbinj dhe pellgje uji.
Stuhitë e 1984-ës morën me vete edhe grimcën e fundit të rërës në plazh, rrëfejnë banorët lokalë, por, muajin e kaluar, brenda 10 ditësh kohë, erërat e forta që erdhën nga veriu, riktheu gjithçka.
Gjatë muajit prill, Atlantiku riktheu atë që kishte vjedhur duke depozituar mijëra tonë rërë dhe duke krijuar një rrip të ri të artë, 300 metra të gjatë.
Achill është ishulli më i madh i Irlandës dhe territori i tij është i mbushur me kodrina, ndërsa plazhet e rrahura nga era kanë frymëzuar shumë shkrimtarë përfshirë Graham Green dhe Hainrih Boll.





