Kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak pak minuta më parë dha një deklaratë për kolegët e deputetëve konservatorë në selinë e Partisë  Konservatore në Londër.

Përpara se të marrë zyrtarisht postin e tij, Sunak dha një deklaratë ku shprehej se do t’i shërbejë me integritet vendit të tij.

“Betohem se do t’ju shërbej me integritet dhe përulësi. Është privilegji më i madh i jetës sime të jem në gjendje t’i shërbej partisë që dua dhe t’i kthej vendit që i detyrohem kaq shumë”, tha Sunak.

Kryeministri i ardhshëm preku edhe krizën që po përballet vendi i tij, duke theksuar se Britania e Madhe është një vend i mrekullueshëm, por përballet me sfida “të thella” ekonomike.

Sunak tha se është “i përulur dhe i nderuar” që ka mbështetjen e kolegëve të tij deputetë dhe të zgjidhet udhëheqës.

Ai shtoi se do të punojë ditë pas dite për vendin e tij, duke bërë thirrje për stabilitet dhe unitet.