Mes diskutimeve komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar rishikimin e buxhetit vetëm disa javë para mbyllje së vitit.
Ministrja e financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se akti normativ rishikon me rritje të ardhura por le të pandryshuar defiçitin buxhetor në nivelin 83.8 mld lekë.
Më shumë vëmendje i është kushtuar rindërtimit të cilit i janë shtuar 12 mld lekë më tepër për projektet që kanë pasur ecuri pozitive. Deputetja demokrate Jorida Tabaku kritikoi qeverinë për rishikimet e buxhetit duke theksuar se nevojiten programime më të sakta.
Ministria e financave ka vendosur që të shfuqizojë edhe nenin për fondin e shpronësimeve prej 3 mld për këtë vit. Ndërsa duke qenë në mbyllje të vitit është ulur edhe fondi për pagat e reja nga 1.9 mld lekë në 1.2 mld
NDRYSHIMET NË BUXHETIN 2022
Fondi i Rindërtimit 12.4 mld lekë
“Transporti rrugor” 5 mld lekë
Ujësjellës-kanalizimet 2 mld lekë
Pushteti vendor 1 mld lekë