Interesi për të parë finalet e Kampionatit Europain është i jashtëzakonshëm.

Këtë të mërkurë UEFA, njoftoi në kanalin e saj se kanë dal për rishtije biletat të cilat ishin prenotuar, por nuk ishin blerë.

Në platformën online të UEFA-s, EURO 2024 ticketing, brenda pak orësh u shitën të gjitha biletat.

Për ata që nuk arritën të siguronin një biletë, qeveria e futbollit europian, njofton se Platforma e Rishitjes do të rihapet sërish për mbajtësit e biletave të listojnë biletat e tyre për rishitje.

Bileta më e lirë, e quajtuar zona e tifozëve me vendodhje pas portave kushton 30 euro, më pas kategoria 3 kushton 60 euro, kategoria 2, 150 euro, kategoria 1, 200 euro dhe tribuna kryesore 400 euro.

Këto çëmime janë për të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve, me përjashtim të ndeshjes hapëse Gjermani-Skoci. Biletat fillojnë nga 50 euro dhe në tribunën kryesore shkon 900 euro.

Shqiperia do ta nis aventuren në Euro 2024, në 15 qershor në mbrëmje kundër Italisë në Dortmund.