Kalimi i Skënderbeut në fazën në grupe të Ligës së Europës, ka ndihmuar futbollin shqiptar edhe në aspektin e instalimit të teknologjive moderne, që po ndihmojnë aktualisht këtë sport.

Sot, në ndeshjen Skënderbeu-Jang Bojs në “Elbasan Arena”, UEFA do të përdorë teknologjinë e vijës së portës.

Prej një jave në stadium janë instaluar pajisjet përkatëse. Ky është një kusht i domosdoshëm i miratuar sezonin e kaluar që çdo impiant duhet ta ketë të instaluar.