Kryeministri Edi Rama ka emëruar Arben Ahmetajn si ministër Shteti për Rindërtim.
“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, ka shkruar Rama në Twitter.
Rama i ka propozuar presidentit Ilir Meta emërimin e Arben Ahmetajt si ministër Shteti për programin e Rindërtimit.





