Arben Ristani, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka reaguar përmes një deklarate, ku sqaron situatën e krijuar brenda kësaj partie për hapjen e procesit zgjedhor për kryetarin e ri.

Ristani ka dalë kundër Bashës, teksa thotë se është shkelje staturore delegimi i kompetencave nga Kryetari tek nënkryetarët. Më poshtë deklarata e tij e plotë:

Statusi i Ristanit:

Me qëllim sqarimin e opinionit publik dhe mbi të gjitha të anetarësisë së Partisë Demokratike dhe situatës së krijuar ë fundmi me procesin zgjedhor për Kryetar te Partisë Demokratike, ndjej detyrimin dhe pergjegjësine si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike te bej me dije se:

Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nënkryetaret është jo statutor dhe pa përmbajtje, sepse kompetencat organizative i takojnë në baze të statutit Sekretarit të Përgjithshëm.

Neni 43 thotë se ne rast dorëheqje etj të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon Nënkryetarin qe do te drejtoje Partine. Pra kompetenca e komandimit i takon Keshillit Kombëtar i cili thirret nga Sekretari i Përgjithshëm.

Vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet, caktimin e datës se zgjedhjeve dhe datës se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbështetur ne statut.

Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partisë, shpallja e datës se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesisë Partisë.

Për ta vendosur situatën ne shtratin statutor, për te garantuar integritetin e zgjedhjeve ne Parti dhe per te rifituar besimin e anetaresise, është e nevojshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit te PDSH-se.