7 mars 2015 – Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, nëpërmjet një konference për shtyp, ka bërë një kallëzim penal për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, lidhur me vrasjen e pretenduar ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi.
“Është ngjarje e shëmtuar, e denjë për këtë bandë që kemi në pushtet. Ministri i Brendshëm ka kryer veprime jo të një zyrtari, por si anëtar i bandës që ulet me njerëz që dyshohet si një vrasës. Kallëzimi që ne kemi bërë do punë, për të vërtetuar nëse kreu i Kuvendit ka porositur vrasjen. Por ne duam të vërtetojmë që ministri i Brendshëm ka shpërdoruar postin. Inkurajojmë Prokurorinë të ngrihet në nivelin e duhur e të shmanget nga presionet politike për këtë çështje”, ka deklaruar Arben Ristani.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





