Masakra që ndodhi dje në mëngjes në shkollën, “Sandy Hook” në Newtown, të Amerikës ku, shtetasi amerikan, Ryan Lanza vrau 28 persona, në mesin e tyre 18 fëmijë, ka tronditur tërë botën.
E tronditur e ka pritur lajmin edhe Rita Ora e cila, nëpërmjet një postimi në, “Twitter”, ka shprehur dhimbjen dhe mllefin për atë çfarë ndodhi në Newton.
“Është tmerruese çfarë ndodhi në Connecticut. Fëmijët, dashuria ime. E gjithë dashuria shkon për juve. A ka mbetur më ndonjë shpresë?”, ka skruar Rita.
Me familjarët e viktimave të kësaj masakre janë solidariuzuar shumë nga yjet botërorë të cilët, kanë shprehur mllefin ndaj asaj se çfarë ndodhi në Newton, Connecticut.