Romanca e tyre u konfirmua këtë muaj, pas një viti plot me spekulime.
Por, ata tashmë nuk po mund ta fshehin më lidhjen e tyre.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora tani ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Andrew Watt. Dyshja janë fotografuar së bashku në një udhëtim pushimi në Aspen, Kolorado të enjten.
27-vjeçarja mbante një kostum skijimi me një kapelë të bardhë dhe e maskuar me syze.
Çifti u zbulua për herë të parë duke shijuar një festë komode në Romë tetorin e kaluar, por ruajti romancën e tyre deri muajin e kaluar, kur Rita postoi një foto të ëmbël në Instagram.





