Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka folur në një intervistë për revistën "Stylist", për rëndësinë që ka Kosova e Shqipëria për të. E pyetur se si ndikon fakti që është kosovare dhe a e ka ndihmuar prejardhja në formimin si femër, Rita tha:
“Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen time. Në fillim të këtij viti kam perfomuar në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte një përvojë e mrekullueshme, jo vetëm për mua por edhe për familjen time”.
Më pas, Rita u pyet nëse flet shqip me familjen në shtëpi. “Flas, për ne është shumë e rëndësishme të ruajmë gjuhën”, shtoi këngëtarja e cila nesër do sjellë në treg albumin "Phoenix".





