Lidhja e dashurisë mes moderatores Roza Lati dhe këngëtarit Stine, është përfolur shpesh në median rozë.

Pavarësisht se ish-çifti simpatik nuk është më bashkë, ata vazhdojnë të jenë miq me njërit-tjetrin, duke mos e patur problem të komentojnë për kohën kur ishin partnerë.

Në emisionin e saj të fundit, Roza kishte të ftuar mamanë e saj, aktoren e njohur të humorit, Rita Latin, ku e pyeti pa doreza edhe për periudhën e saj të adoleshentes dhe lidhjen me Stinen.

-Flasim pak për adoleshencën e vajzës tënde. Si nuk më ke pëlqyer asnjë të dashur?, e pyet Roza të ëmën.

Se nuk di të zgjedhësh –ia kthen Rita.

Si e ke përjetuar faktin se Roza lidhjen e saj të pare e pati me një këngëtar? -vazhdoi ajo.

"Thashë edhe një çikë dhe do t’i dalë qejfit. E preferonin atëherë vajzat dhe e doja shumë Nestin, djalë shumë i edukuar, familje e mrekullueshme. Por ishit shumë të rinj, shumë të vegjël kështu që mami nuk e lodhi shumë trurin për këtë pjesë. E falenderoj shumë se në atë moshën që ti kishe Nestin, shoqet kishin 100 Nesta. I jam mirënjohëse deri në fund Nestit.

Roza vazhdon bisedën me pyetjet: Çfarë mendon si mama kur shikon se vajzës tënde i është thyer zemra. Dhe përgjigjia epike e Ritës pritej: ‘Qyqja. Të keqen mami, pse të është thyer zemra ty?