10korrik 2015 – Nderi i Kosovës në diasporë është patjetër Rita Ora. E famshmja me origjinë nga Kosova, është një ndër ambasadoret e shtetit të saj jo vetëm në Britaninë e Madhe, por dhe në mbarë botën. E veshur me një fustan blu dhe flokë të ngjitura pas koke, këngëtarja kosovare duket një divë e vërtetë në krah të presidentes Atifete Jahjaga. Kryetarja e shtetit të Kosovës priti përfaqësues të shumtë të diasporës, ku kishte ftuar dhe Rita Orën dhe ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, i cili mbante këtë post në kohën e luftës në Kosovë. Rita Ora u dekoruar me titullin “Ambasadore e Nderit e Republikës së Kosovës në botë”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/