Rita Ora është bërë shkak që Joey Essex dhe Lorena Medina të ndahen. Ka qenë vetë ish-e dashura e Joey Essex që e ka akuzuar drejtpërdrejt këngëtaren shqiptare.
Modelja 28-vjeçare, ka treguar për “The Sun” se është ndarë nga Essex, pasi ai është parë në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e Rita Orës.
Sipas saj, Joey Essex, ylli i reality show “Ex on the Beach” ka qëndruar në shtëpinë e saj për 13 orë në datën 6 mars dhe ajo çfarë e bën më dyshuese situatën është fakti që ata të dy po përpiqeshin të fshiheshin dhe të mos i shihnin bashkë.
Lorena nuk ka asnjë fakt që ata të dy kanë fjetur bashkë, por ajo dyshon që ai e ka tradhtuar dhe që nga ai moment ata nuk kanë folur më.
Gjithashtu modelja ka shtuar se atë natë ajo ka qenë duke e pritur Joey Essex në shtëpi, por ai i kishte thënë që do të vonohej, sepse do të shkonte tek shtëpia e një shoku.
Më herët, Rita Ora është përfolur për një romancë të mundshme me Joey Essex dhe është shprehur që është e fiksuar pas tij.





