Këngëtares së njohur Rita Ora duket se nuk i ka ecur gjithçka si duhet së fundmi.

Kjo pasi ajo këto ditë ka pësuar një lëndim të madh në këmbën e saj të djathtë.

Lëndimi nuk ka kaluar fare lehtë, madje Ora është detyruar që t’i nënshtrohet një operimi për të përmirësuar gjendjen e këmbës së saj.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaq të djathtën e saj të fashuar.

“Bëra një operacion sot”,- ka shkruar ajo përbri fotografisë, duke mos dashur të japë shumë detaje.