Princ Harry ditën e djeshme ka organizuar një koncert për bamirësi, ku e ftuara e nderit ishte këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Koncerti është bërë me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për bamirësi.

Në fotot e publikuara nga e ëma e saj, Vera, Rita Ora shihet duke folur me Harryn dhe një tjetër ku Rita shihet duke u përqafuar me të ngrohtësisht.

"Ai ishte aq modest në koncertin e tij sa që tha: Nuk do të harxhoj shumë nga koha juaj. E kuptoj që jeni këtu për të parë Ritën dhe jo mua, sidomos ju në fillim", ka shkruar Vera.