Tashmë është zyrtare, pasi ata nuk fshihen më! Prej muajsh është përfolur për një romancë mes Rita Orës dhe regjisorit 15 vite më të madh Taika Waititi, por vetëm para pak ditësh dyshja ka konfirmuar lidhjen duke u shfaqur për herë të parë në publik si çift. Këngëtarja 30-vjeçare dhe regjisori 45-vjeçar në eventin e organizuar nga “Prospero Tequila” me rastin e Pavarësisë së Amerikës, kanë qendruar e pozuar krah njëri-tjetrit duke treguar hapur marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë se para pak kohësh, Taika dhe Rita u “kapën mat” duke shkëmbyer puthje me një person të tretë. Pas publikimit të imazheve u mësua se bëhej fjalë për aktoren, Tessa Thompson. Fotot bënë xhiron e rrjetit dhe personazhet morën kritika të shumta, por në një deklaratë, Taika u shpreh shumë i qetë dhe tha se nuk po bënte asgjë të gabuar.