Rita Ora është vërtetë me fat.
Ajo dhe partneri i saj kanë festuar ditën e djeshme 1-vjetorin e martesës.
Mirëpo, kjo datë e ka gjetur Ritën në punë pasi ajo ishte duke performuar në “Big Slap Festival” në Suedi.
Gjithsesi, regjisori nuk e ka lënë pa e surprizuar në këtë rast të veçantë.
47-vjeçari është ngjitur në skenë për herë të parë, krah partneres së tij.
Çifti i dashuruar u shfaqën duke u përqafuar dhe puthur në skenë para shikuesve të festivalit.
Mes duartrokitjeve ata uruan njëri-tjetrin për 1-vjetorin e martesës.
Po ashtu, me këtë rast çifti ndau edhe pamjet e para nga dasma e tyre shumë diskrete.