AUSTRALI, 11 mars  2013 – Rita Orës nuk i nevojitet valixhe e madhe rrobash kur shkon në Australi, pasi atje ‘mund të këndojw e zhveshur’. Kështu ka thënë këngëtarja, e cila ka pozuar së bashku me kolegen e saj Ellie Goulding.

Orës, e cila është në turneun e saj Down Under nëpër Australi, duket sikur ky vend i pëlqen shumë, vlerësojnë portalet australiane.

“Do të këndoja gjithkund përveç Britanisë. E, mundësisht vetëm në Australi”, ka thënë ylli i hitit “Hot Right Now”, duke e nxehur bisedën me diçka tjetër. “Do të këndoja e zhveshur dhe askush nuk do ta keqkuptonte”,- ka thënë ajo.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/