Ato janë ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, që famën e tyre e arritën në tregun ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për bukuroshet Rita Ora e Bebe Rexha, të cilat përveç prejardhjes së tyre shqiptare, e përbashkëta tjetër e tyre është edhe suksesi në karrierë.

Dy këngëtaret e njohura janë shumë të afërta me njëra-tjetrën. E këtë më së miri e dëshmon një fotografi e publikuar së fundmi nga Bebe Rexha, që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi ku shihet gati duke u puthur në buzë me Ritën.

Shoqe të ngushta”, shkruan Bebe.

Nuk kanë munguar komentet e shumta nga fansat e dyshes shqiptare.