Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Sunday Times”, Rita Ora ka pranuar se ka harruar që dikur ka qenë në një lidhje me Rob Kardashian.

Kur u pyet për lidhjen e para 8 viteve me djalin e familjes Kardashian, Rita u përgjigj:

“Oh, e kam harruar. Ishte një lidhje shumë jetëshkurtër. Unë isha shumë e re. Gjithsesi ishte mirë. Ishte qejf. Ishte shumë, shumë qejf, mendoj. Kaq mbaj mend.”

Këngëtarja shpjegoi përse i ka pasur shumicat e marrëdhënieve me personazhe të famshëm.

“Unë nuk jam gjeni në dashuri. Por është më e lehtë të njihesh me ta, apo jo?”

Më pas ajo ka shtuar se ka kaluar momentet të mrekullueshme me disa njerëz të mrekullueshëm.

“Por në gjithçka që kalon dëshiron të jesh e lumtur. Mendoj se nëse lumturia është dashuri, atëherë, po”, është përgjigjur artistja kur është pyetur nëse ka qenë ndonjëherë e dashuruar.

Rita Ora dhe Rob Kardashian kanë qenë bashkë për vetëm 2 muaj. Pas ndarjes Kardashian akuzoi një nga ish-të dashurat për tradhti, duke nxitur spekulimet se bëhej fjalë pikërisht për Orën.

Përveç Rob Kardashian, Rita Ora ka qenë e lidhur më parë me Calvin Harris, Bruno Mars, Travis Barker, Andreë Garfield dhe djalin e Tommy Hilfiger, reperin Ricky Hil.