Nuk është hera e parë që Rita Ora flet për problemet me shëndetin mendor. Në një intervistë të re në podcastin “Brave New World” këngëtarja me origjinë shqiptare është shprehur se ka mësuar të dallojë shenjat e një sulm paniku pasi luftoi për vite me radhë me ankthin.
Ajo thotë se ka përdorur akupunkturën dhe metoda të tjera të mjekësisë kineze për të kontrolluar simptomat e sulmeve të panikut. Rita shpjegoi gjithashtu se ajo merret edhe me meditim. Ylli i popit thotë se ajo bën sauna me rreze infra të kuqe 40-minutëshe të ndjekura nga një dush në ujë të ftohtë.
Vështirësitë e saj me shëndetin e saj mendor ajo i ka ndarë edhe përmes teksteve të albumit të saj të tretë “You and I” i cili u publikua në vitin 2023.