Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka folur së fundmi për marrëdhënien me bashkëshortin, Taika Waititi-n, me të cilin i dha fund beqarisë rreth dy vite më parë.
Çifti kanë qenë të hapur për fansat për jetën e tyre private, dhe shpeshherë ndajnë momente nga përditshmëria e tyre dhe momentet që kalojnë së bashku.
Gjatë after party-t pas ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, që u mbajt më 15 shtator, këngëtarja ka bërë edhe një koment të veçantë për të shoqin.
“Ne frymëzojmë njëri-tjetrin”, tha Rita për mediat. “Unë vij nga muzika dhe ai është skenarist, regjisor dhe producent, kështu që është një shtëpi plot ide. Ne jemi të dy shenja zjarri, gjithashtu. Pra, është thjesht zjarr, zjarr, zjarr”, ka thënë ajo për “People”.
Rita ishte në ceremoninë e çmimeve për të mbështetur Waititin për nominimet e tij në kategorinë e serive komike për “Reservation Dogs” dhe “What We Do in the Shadows”.
Kujtojmë se çifti i dha fund beqarisë në gusht të vitit 2022, në Los Angeles, në një ceremoni të vogël dhe private.