7 gusht 2014 – Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka shpjeguar arsyet se përse ajo është e fiksuar pas fotografive të stilit “selfie”.

Në një intervistë për revistën britanike “Glamour”, Rita ka rrëfyer se, nuk bën përjashtim nga vajzat që dëshirojnë të fotografojnë trupin e tyre, sidomos kur duken sexy.

“Çdo vajzë, pa përjashtim, adhuron të fotografojë trupin e saj, sidomos kur duket mjaft sexy. Mund të jetë një “selfie” topless, ose një foto me bikini. Unë dua që të gjitha fotot e mia t’i rruaj dhe t’ua tregojë fëmijëve të mi” – është shprehur Rita.

Bjondja 23-vjeçare pranon se gjithmonë ka vend për ankesa në një foto, por zgjidhja ekziston, nëse nuk të pëlqen mos e shiko më, por nuk duhet fshirë, sepse ndryshe nuk do kuptohej evolucioni.

Ritës nuk i pëlqejnë fotot që e kapin në befasi, madje e urren faktin që fotografohet në aeroport, në një kohë që ajo është e papërgatitur.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/