Si këngëtare është shumë e talentuar, por e sukseshmme po del edhe si sipërmarrëse. Fjala është për Rita Orën, e cila është imazh i shumë markave të njohura.

Së fundmi, ajo ka nisur një biznes me produkte për shtëpi, “Rita Ora Home”. Produktet mund të jenë në duart e konsumatorëve që nga data 10 shkurt, ndërsa porositë mund të bëhen prej tani.

Në koleksionin e parë, këngëtarja ka sjellë produkte shtrati dhe shprehet e lumtur për këtë arritje.