Rita Ora kohët e fundit është parë nën shoqërinë e yllit të Formula 1, Lewis Hamilton, ish- i dashuri i këngëtares Nicole. Faktikisht të gjithë menduan se Nicole ishte mënyra më e mirë që Calvin t’i kundërpërgjigjej Taylor Swift, por jo çdo gjë është ashtu siç duket.
Dj skocez dhe ish- pjesëtarja e grupit Pussycat Dolls festuan së bashku deri në orët e para të mëngjesit në një klub londinez duke u kthyer në kryefjalën e ditës.
Por duket se nuk kanë shkuar së bashku atje, thjesht kanë rastisur në të njëjtin klub nate.
Më pas Calvin i ofroi Nicol-ës dhe shoqeve të saj t’i çonte në shtëpi me makinë, ofertë të cilën ato e pranuan. E vërteta është se dj skocez është thjesht një gentleman, të paktën në hapin e parë.
Por ky shoqërim është befasues, pikërisht në kohën kur ish e dashura e Calvin, Rita, po shoqërohet me ish të dashurin e Nicole, Lewis Hamilton.





