Të shtëna me armë ka pasur pasditen e sotme në një lagje në Londër, teksa ylli i muzikës Rita Ora po shijonte një kafe në praninë e një shoqeje.

Sipas policisë, plumbat kanë ardhur nga një makinë në lëvizje dhe mbetet ende i paidentifikuar autori.

Policia ka rrethuar zonën në Square Colville, Notting Hills, por fatmirësisht nuk ka viktima apo të lënduar, vetëm panik tek këngëtarja me origjinë shqiptare dhe të tjerë kalimtarë.