Rita Ora ka qenë e pranishme në një intervistë së fundi në një televizion britanez. Këngëtarja ka folur për lidhjet e saj e saj në emisionin shumë të shikuar të ITV.
Ndërsa Rita ka bërë deklaratën e javës, duke pranuar se ajo ka kaluar kohën më të mirë ndersa ishte në lidhje me Calvin Harris, ajo nuk ka mundur pa treguar anën e saj ‘shqiptare’.
“Unë vë gjithçka në dyshim dhe akuzoj për gjithçka! Jam shqiptare kështu që jam shumë e papërmbajtshme … Dua të përjetoj gjithçka me atë person. Unë dashuroj shumë fort”,- ka thënë Rita për lidhjet e saj.
Rita dhe Harris ishin bashkë përreth një viti ndërsa së fundmi po flitet se ajo ka përfunduar lidhjen edhe me producentin Andrew Watt.





