24 korrik 2013 – Rita Ora ka bërë të ditur që shefi i ‘Roc Nation’, JEY Z e gjobit atë nëse shkon me vonesë në studio. Interpretuesja e këngës ‘Shine Ya Light’ ka thënë për revistën ‘NME’: “Shkova në studio dhjetë minuta më vonë dhe menjëherë më erdhi një ‘e-mail’. Gjobitem nëse shkoj me vonesë”. Rita Ora, e cila është në lidhje me DJ skocez Calvin Harris, shtoi se ajo e merr si shembull shefin e saj, duke deklaruar: “Ai nuk përpiqet ta shtyjë dikë që të bëjë diçka që nuk dëshiron, ai nuk të detyron që të vish me kohë, por ai bën që të kuptosh se je duke e dëmtuar veten. Këngëtarja 22-vjeçare para pak kohësh deklaroi se JEY Z e konsideron si një vëlla të madh të saj.





