Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora prej vitesh po korr sukses nëpër botë me këngët e saj dhe gjithmonë flet me krenari për prejardhjen e saj shqiptare.
Në një intervistë për "20min" në Zvicër, Rita ka folur edhe për vendin e saj, suksesin e artistëve shqiptarë nëpër botë, ndërsa ka zbuluar dëshirën për një projekt që sigurisht do gëzonte gjithë shqiptarët kudo janë!
"Muzika dhe vallëzimi janë në gjakun tonë. Mendoj se është e mrekullueshme që ne kemi mundësinë të shfaqim talentin tonë nëpër botë", ka thënë Rita e cila gjithashtu ka shprehur dëshirën për të realizuar një këngë në gjuhën shqipe në të ardhmen.





