Rita Ora ka rreth dy vjet që nuk ka realizuar një këngë të re. Bashkëpunimin e fundit e pati me reperin amerikan Chris Brown, në këngën “Body on me”, e cila kur u lancua u shndërrua menjëherë në hit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të ketë një bashkëpunim të ri me Ed Sheeran.Përmes një videoje që Rita Ora ka publikuar në Instagram, bazuar në shprehjet e fytyrave të tyre, duke se do dëgjojmë një këngë të re nga dy këngëtarët shkruan revista Elle.

Ndërsa, nga një studio Ed Sheeran shihet duke punuar në një video ku thotë se kënga që po përgatit do të jetë në albumin e dytë të Rita Orës!
Mbetet të shihet çka ka përgatitur Rita Ora dhe më në fund të dëgjojmë krijim muzikor prej saj.

 

teddysphotos

A post shared by Rita Ora (ritaora) on