Simboli i shqiponjës pushtoi mbrëmjen e së premtes stadiumin rus gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, duke bërë që çdo shqiptar të mbërthehej nga emocionet.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri dhuruan spektakël duke realizuar dy gola ndaj Serbisë. Por sikur të mos mbaronte me kaq, futbollistët shqiptarë që përfaqësojnë kombëtaren zviceriane, bënë simbolin e shqiponjës me duar.

Gëzimit të tyre iu është bashkuar edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.

Me anë të një postimi në InstaStory, Rita është shprehur se është krenare për suksesin e dy bashkëkombasve të saj.