Rita Ora ka dalë nga karantina të hënën pas përfundimit të një periudhë të detyrueshme izolimi 14-ditore pas mbërritjes së saj në Australi.

Këngëtarja shqiptare udhëtoi drejt Sydnejt nga Londra dy javë më parë në mënyrë që të përmbushte angazhimin e saj më të fundit televiziv si anëtare jurie në në shfaqjen e talenteve “The Voice Australia”.

“E nderuar që u ftova për të punuar në një vend plot me talent kaq të pabesueshëm! Mezi pres të filloj me familjen time The Voice Australia dhe të gjej super yllin tjetër të botës.”, shkruajti ajo në rrjete sociale.

Udhëtimi i saj i ri për punë vjen pak kohë pasi ajo u quajt “egoiste” nga policia britanike për organizimin e një feste të paligjshme në ditëlindjen e saj të 30-të në fund të nëntorit.

Sipas rregullave aktuale të renditura në faqen zyrtare të qeverisë së New South Wales, karantina është e detyrueshme për të gjithë individët që zbarkojnë në shtet nga jashtë, me përjashtim të Zelandës së Re.

Sidoqoftë, Rita u prit me reagime të ashpra gjatë mbërritjes së saj në Australi, mes pretendimeve që iu dha një trajtim i veçantë për ta lejuar atë të hynte në vend.