Këngëtarja shqiptare me famë botërore është në përgaditjet e fundit për tu nisur drejt Kosovës ku do të mbajë koncert falas për 10 vjetorin e Pavarësisë.
Rita Ora ka postuar mbrëmjen e kaluar një video ku e shoqëruar nga stafi i saj, jo vetëm që ka rikonfirmuar pjesëmarrjen e saj, por i ka ftuar të gjithë në një koncert të madh falas që do të mbahet në qendër të Prishtinës.
Me shqiponjën në duart e tyre, Rita dhe stafi e mbyll këtë mesazh me tinguj të muzikës popullore shqiptare
"Vendlindja ime KOSOVA! Unë po kthehem në shtëpi !!! Këtu është mesazhi im për ju! Nuk mund të pres që të vij dhe të bëj një koncert falas për të gjithë ju në Prishtinë në sheshin e Nënës Terezë! Të them të drejtën në zemër të qytetit !! Për të festuar përvjetorin tonë të 10-të të Pavarësisë! Jam kaq krenare që kam lindur në Prishtinë dhe kam mundësi të vij dhe të jem si ambasadore dhe mike! Le ta bëjmë këtë!! Shihemi të gjithë të shtunën!", shkruan Rita në Instagram.





