Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, është ndjerë e trishtuar që mbrëmë nuk ka mundur të jetë në Durrës, ku performonte rreperi dhe njëherësh miku i saj Chris Brown.
Ylli i muzikës botërore, ka postuar mbrëmë një foto në “Instagram” ku shkruan: “Shqipëri, e mërzitur që s’munda të vij. Do doja shumë të isha me ju sonte, të të përkrahja ty, Chris Brown”.





